Studentet-KS.TK
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Yjet e Milanit "zbarkojnė" nė Shqipėri

Shko poshtė

Yjet e Milanit "zbarkojnė" nė Shqipėri Empty Yjet e Milanit "zbarkojnė" nė Shqipėri

Mesazh  Egzonho Tue Oct 14, 2008 2:40 pm

[b]Yjet e Milanit "zbarkojnė" nė Shqipėri [/b]


[b] [img(210,210)]http://www.telegrafi.com/fo/sport/f.1014022620528_m.jpg[/img]
Milani me yjet e tij zbret sot nė Tiranė. Kampionėt e botės, tė drejtuar nga trajneri Karlo Anēeloti, "zbarkojnė" nė orėn 11:30 nė aeroportin "Nėnė Tereza", pas 90 minutave udhėtim nga Milano.[/b]
Ronaldinjo, Maldini, Shevēenko, Inzagi, Sedorf, Nesta e shumė lojtarė tė tjerė do tė qėndrojnė pėr afro 10 orė nė vendin tonė, ku nė stadiumin “Qemal Stafa” do tė luajnė me Tiranėn pėr trofeun “Taēi Oil”.

Pas mbėrritjes nė Rinas, kuqezinjtė do tė akomodohen menjėherė nė hotel “Sheraton”. Pėr nder tė futbollistėve dhe tė delegacionit zyrtar tė klubit me 22 persona, qė kryesohet nga zv/presidenti Adriano Galiani, por ku spikasin edhe emra tė njohur si Ariedo Braida, Filipo Gali, Mauro Tasoti e Leonardo, nė orėn 13:30 do tė zhvillohet edhe njė drekė zyrtare.

Qėndrimi i “Djajve” nė tokėn shqiptare do tė pasohet me njė takim zyrtar nė Kryeministri, me titullarin e kėtij institucioni, z. Sali Berisha. Edhe pse nuk njihet si njė person “i dashuruar” me sportin (mė saktėsisht me futbollin nė veēanti, ku nuk ėshtė asnjėherė i pranishėm nė tribunė, qoftė edhe pėr ndeshjet e Kombėtares), nė orėn 15:00 Kryeministri do tė presė nė zyrėn e tij yjet e klubit tė Serisė A.

Pėrpara ndeshjes, rreth orės 16:30, administratori Galiani, trajneri Anēeloti dhe disa futbollistė (mes tė cilėve Maldini), do tė dalin nė njė konferencė pėr shtyp sė bashku me organizatorin e kėsaj ndeshjeje, Rezart Taēin.

Miqėsorja e shumėpritur me Tiranėn starton nė orėn 19:00, nė stadiumin “Qemal Stafa”, por nė tribunat e impiantit mė tė madh nė vend festa pritet tė fillojė shumė kohė mė parė.

Nuk do tė mungojė as donacioni pėr bamirėsi, ku nga shifra prej 1,7 milionė eurosh qė kanė pėrfituar pėr ardhjen nė kryeqytetin shqiptar, Milani do tė dhurojė 100 mijė euro pėr programin “Albania Reads” tė UNICEF.

Me kėtė fond synohet qė nė mbarė vendin tė ndėrtohen librari moderne nė tė gjithė Shqipėrinė: objektivi ėshtė qė nė brezat e rinj tė shpėrndahet kultura nėpėrmjet librit.

Fondet pėr bamirėsi do tė vazhdojnė edhe nė mbrėmjen gala tė parashikuar nė orėt e vona tė mbrėmjes: Milani do tė largohet menjėherė pas ndeshjes, por me fanellat e autografuara nga lojtarėt do tė organizohet njė ankand.
Egzonho
Egzonho
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 144
Nofka juaj : Xonore
Reputation : 0
Pikėt : 5668
Registration date : 12/10/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi